DURRËS, 19 maj 2013– Ditën e sotme, policia kufitare e portit të Durrësit ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit Pandeli Mara i datëlindjes1976, lindur dhe banues në Fier.

37 vjeçarit, gjatë kontrollit të ushtruar nga blutë në portin e Durrësit në autoveturën që drejtonte, me targa AA727FS, gjatë kohës kur kjo e fundit do të imbarkohej në traget për të udhëtuar drejt Italisë iu gjet një sasi prej 49.9 kg lëndë narkotike, kanabis sativa.

Mbi 37 vjeçarin Pandeli Mara, i cili u prangos nga blutë e policisë kufitare rëndon akuza për trafik lëndësh narkotike.