David Beckham ka zhvilluar mbrëmë ndeshjen e fundit të karrierës.

Mesfushori anglez ka lënë fushën me lot në sy, i përshëndetur nga tifozët francezë, në fitoren e Paris Saint Germainit me rezultat 3:1 ndaj Brestit.

Veterani i mesfushës ka pasur një karrierë të suksesshme, duke përfaqësuar ekipe të mëdha si Manchester United, Real Madrid, Los Angeles Galaxy dhe Milan, para se t’i bashkohej gjigantit francez në gjashtë muajt e fundit.

Beckham, ish përfaqësues anglez, kishte paralajmëruar për pensionimin ditë më parë.

Ai është përshëndetur nga legjendat e futbollit për atë që i ka dhënë futbollit.