Moderatori i njohur i “Top Channel”, Alban Dudushi, prej vitesh i ka ndërprerë marrëdhëniet me ish-bashkëshorten e tij, Nigda Dako. Lajmi për ndarjen e tyre, nuk kaloi pa bërë bujë mediatike. Po ashtu edhe lidhja e tij me redaktoren e emisionit ” Top Show”, Bieta Sulo.
Kohët e fundit, lajmet për jetën e moderatorit të “Top Channel” kanë munguar. Por jo për shumë gjatë, pasi nga Gjykata e Tiranës vjen lajmi i radhës.
Vetëm pak ditë më parë, moderatori Dudushi dhe ish-bashkëshortja e tij Dako, kanë vendosur t’i drejtohen gjykatës me kërkesë për zgjidhje martese. Fakti që të dy janë paditës, nënkupton qartë se janë të një mendjeje për divorcin dhe janë marrë vesh për të gjitha detyrimet që rrjedhin nga martesa.
Çifti Dudushi-Dako kanë dhe një vajzë, e cila me shumë gjasë do t’i lihet për rritje dhe edukim së ëmës. Çështja mban nr.13125 dhe pritet të shqyrtohet nga gjykatësja Luveda Dardha. Ndërkaq, lidhja e Albanit me gazetaren Sulo po shkon më së miri.
Ata shihen shpesh teksa ecin përqafuar në rrugët e kryeqytetit. Ndoshta është pikërisht kjo arsyeja e divorcit. Ndoshta Albani po mendon që së shpejti të shkojë drejt martesës së dytë.





