Mediet botërore kanë publikuar një tregim rrëqethës për një vajzë 11-vjeçare nga Kina.
Vajza është gjetur në rrugë, teksa po ecte e vetme dhe po fliste me veten.
Për arsye se vajza ka pasur shenja të tmerrshme në tërë trupin e saj, personi i cili e gjeti vajzën e dërgoi menjëherë për në spital.
Mjekët konstatuan lëndime të mëdha trupore. Goja e saj ishte qepur me penj, ndërsa koka e saj ishte e lagur me ujët tepër të nxehtë, prej së cilës i janë shkaktuar djegie dhe rënie flokësh në kokë.
Trupi i saj ishte i shpuar në shumë vende me gjilpëra, ndërsa mjekët treguan se janë përdorur edhe shishe të thyera.
Policia menjëherë gjeti vendndodhjen e vajzës, ku ajo jetonte me të atin, dhe sipas policisë, ishte pikërisht i ati personi i cili i shkaktoi këto plagë vajzës.
Policia njofton se lëndimet të cilat do mbesin si shenja gjatë gjithë jetës, i ati ia ka shkaktuar për pesë vite rresht vogëlushes 11 vjeçare.
Para se të shpërngulej për të jetuar me babanë, ajo kishte jetuar me gjyshin dhe gjyshen.
Fqinjët kishin njohuri për torturat, mirëpo asnjëri nuk ka informuar autoritet për një gjë të tillë.





