SHBA, 23 prill 2013 – Pas ditëve të pushimit të kaluar në Majami, Rihanna i rikthehet punës dhe turit të saj botëror Diamonds World Tour. Ndalesa e rradhës është Atlanta.
Por pavarësisht impenjimeve bukuroshja nuk harron të gjejë pesë minuta kohë për të postuar disa foto të saj seksi në internet.
Këtë herë Rihanna shfaqet thuajse topless, pasi ndërsa një parukier i rregullon trukun dhe flokët ajo shfaqet e mbuluar vetëm me një peshqir dhe me mbathjet të verdha.
“Atlanta është e imja, është koha të ngjitem në skenë. Ju dua të jeni të këqinj” ka shkruar Rihanna në Twitter, para nisjes së show-t të saj.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





