KORCE, 23 prill 2013- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare ne qytetin e Korçës, ku një fëmijë është sulmuar brenda ambienteve të shkollës. 

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një 39-vjeçar me probleme psikike ka tentuar të godasë me sopatë një nxënës të klasës së gjashtë.

Fatmirësisht fëmija është shmangur në kohë.