PISTOIA, 23 prill 2013– Tre shtetas shqiptarë janë arrestuar ditën e sotme.
Njëri i arrestuar nga policia shqiptare dhe 2 të tjerët nga policia e Shtetit italian, të akuzuar për ekzekutimin e një prifti italian më 29 dhjetor të vitit të kaluar.
Me anë të një deklarate për media uniformat blu bënë me dije se Gazmend Hoxhallari u prangos në Cërrik, ndërsa dy shtetasit e tjerë, bashkëpunëtorët Fation Kraja dhe Bledar Hoxhallari, u ndaluan në Itali.
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur rreth një viti më parë.
Prifti Italian Don Mario del Becaro mbeti i vrarë gjatë një grabitjeje, kur tre shtetasit shqiptar tentuan të grabisnin famullinë.
Ndaj tyre do të nisë procedimi penal dhe pritet që autorët të dalin para drejtësisë për t’iu komunikuar më pas masa e sigurisë.





