DURRES, 23 prill 2013– Ditën e djeshme një 61 vjeçar nga qyteti i Durrësit, u është drejtuar dyerve të policisë së Durrësit për të denoncuar të birin.
Ai e ka paditur, sepse i biri, shtetasi me iniciale B.I., i moshës 36 vjeçare e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht të atin 61-vjeçar.
Sipas policisë, për 61 vjeçarin u plotësua Kërkesë-Padia për Lëshimin e Urdhërit të Mbrojtjes së Menjëhershme dhe materialet iu përcollën për vlerësim Gjykatës së Rrethit Durrës.





