Arkeologët rumunë kanë zbuluar në kopshtin e një manastiri një Romeo e Xhulietë, të cilët siç edhe mund të shihet janë varrosur së bashku të kapur për dore.
Ekspertët nga Instituti i Arkeologjisë Cluj-Napoca po punojnë në vendin që besohet se ka qenë një varrezë dhe kanë zbuluar deri tani disa trupa.
Por gjetja e këtij çifti të kapur përdore, është diçka e veçantë sepse në Mesjetë, varrimet dyshe kanë qenë tejet të rralla.
Mashkulli ka të thyer pjesën e legenit, ndërsa shkaku i vdekjes së femrës nuk dihet ende.
Në gropë është gjetur edhe trupi i një fëmije, por nuk dihet nëse ka lidhje me dy të tjerët.
Trupat janë varrosur rreth viteve 1450-1550.





