LUCCA, 22 prill 2013– Kapet nga policia italiane në Lucca një grup që merreshin me trafik droge, lëviznin nëpër krahinat e Luccas, Firences, Pisas, Pratos. 

Organizata kriminale ishte në gjendje të shiste deri në katër kilogramë kokainë, hashash dhe marihuanë, në 30 ditë, për një xhiro me vlerë monetare150 mijë euro në muaj.

Forcat e policisë italiane po vazhdojnë aksionin, pikërisht në këtë moment gjenden në pranga 18 persona kryesisht shqiptarë. 

Detajet e transaksionit do të transmetohen këtë mëngjes gjatë një konference për shtyp në mediat italiane.