TIRANË, 22 prill 2013- Aksident me pasojë plagosjen e një personi në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës tek kryqëzimi i rrugës ‘5 Maji’, ku një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur nga një mjet tip ‘Wolswagen Golf II'. 

I aksidentuari është shtetasi Bashkim Osmanaj, i cili është dërguar me urgjencë për në spital. 

Mësohet se pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, pa i ardhur në ndihmë personit të aksidentuar, ndërkohë që policia është vënë në ndjekje të tij.