TIRANË, 21 prill 2013 – Kryetari i PS, Edi Rama reagoi përmes rrjetit social Twitter për deklaratat e bëra nga kryeministri Sali Berisha gjatë takimit me të rinj biznesmenë. 

Sipas Ramës, Berisha ka kopjuar hapur programin e PS, ndërsa e ka cilësuar estradë, programin e kreditimit. 
“Estrade: Pas programit tonë për mikrokreditimin e të rinjve KM thotë se paska qenë ëndrra e tij që do të realizohet pasnesër nga bashkia TR. E ka kaq shumë për të kopjuar nga programi sa tani bën takime edhe natën për të shpallur idetë që kopjon! Po 8 vjet ç'bëri? Noc Rrokun pra.” 

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/