ISLAMABAD, 21 prill 2013– Një gjykatë në Islamabad, Pakistan ka urdhëruar zgjatjen e mandat-arrestit për ish-presidentin Pervez Musharaf, edhe për dy javë të tjera, kohë gjatë së cilës ish-gjenerali duhet të përgjigjet dhe për akuza të tjera që rëndojnë mbi të.

Musharafi është paraqitur në gjykatë në mëngjes, pasi ishte arrestuar të premten.

Ai akuzohet lidhur për shkarkimin e gjyqtarëve në vitin 2007, kohë kur pezulloi Kushtetutën dhe kishte urdhëruar gjendjen e jashtëzakonshme.

Vetë Musharaf i ka vlerësuar akuzat si "të motivuara politikisht".

Ai u kthye në Pakistan në muajin mars, me qëllim që marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit, por është skualifikuar nga pjesëmarrja në zgjedhje.