TIRANË, 20 prill 2013 – Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përshëndetur sot ndërtimin e një xhamie qendrore në Tiranë, që sipas PDIU-së, do t'i shërbejë të gjithë besimtarëve mysliman, por edhe kohezionit fetar të kombit shqiptar.
"PDIU dhe unë personalisht e kemi mbështetur gjithnjë këtë kërkesë legjitime dhe nëpërmjet këshilltarëve të PDIU-së në këshillin bashkiak të Tiranës kemi kërkuar zyrtarisht nisjen e sa më shpejtë të punimeve. Në situatën e sotme, i bëjmë thirrje autoriteteve shtetërore qendrore dhe vendore që të shpejtojnë punimet në mënyrë që ky objekt kulti të vendoset sa më shpejt në shërbim të besimtarëve", – tha kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





