INDI, 20 prill 2013 Huffington Post tregon historinë e një vajze vetëm 5 vjeçe, e cila po lufton për të mbijetuar pasi është përdhunuar dhe torturuar për 2 ditë me rradhë nga një fqinj i saj.

Historia rrënqethëse është regjistruar sërish në Indi. Autoritetet mjekësore indiane kanë bërë të ditur se kur vajza është paraqitur në urgjencë ajo i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, pasi mjekëve u është dashur t’i nxjerrin nga trupi një qiri dhe një shishe me vaj ulliri për flokët. Rasti më i fundit i dhunimit të femrave dhe të miturave në Indi nuk bën gjë tjetër veçse kthen edhe njëherë vëmendjen në vendin aziatik ku regjistrohet një rast përdhunimi çdo 20 minuta.

Vogëlushja 5 vjeçare ishte rrëmbyer dhe mbajtur peng për dy ditë me rradhë nga një fqinj i saj. Në momentin kur policia ka ndërhyrë djali që mendohet të jetë i moshës 24 vjeç, ia kishte mbathur.

Babai i vajzës ka denoncuar faktin se policia ka dashur ta mbyllë çështjen, por pas bërjes publike të saj 3 efektivë të policisë janë pezulluar nga detyra.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/