BAHREIN, 20 prill 2013 – Niko Rosberg ka shënuar kohën më të mirë në prova dhe do të niset në pole position në Çmimin e Madh të Bahreinit. Makina gjermane nuk dukej në gjendje të luftonte për vendet e para në vijën e nisjes, por një xhiro e shpejtë në fillimin e kualifikueses së tretë bëri diferencën dhe rezultoi e pakalueshme nga gjithë pilotët e tjerë.

Sebastian Vetel arriti të siguronte vendin e dytë në vijën e nisjes, ndërsa nga vendi i tretë do të niset Fernando Alonso me Ferrarin.

Renditja e pilotëve:

Niko Rosberg –  Vendi i parë

Sebastian Vetel – Vendi i dytë

Fernando Alonso – Vendi i tretë

Felipe Massa – Vendi i katërt

Paul di Resta – Vendi i pestë

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/