PEKIN, 20 prill 2013 – Arrin në 156 viktima dhe më shumë se 550 të plagosur bilanci i viktimave të tërmetit shkatërrues që goditi sot rajonin e Sichuan, në Kinën jugperëndimore.
Tërmeti me manjitudë 6.6 ballë u regjistrua në orën 08.02 të mëngjesit të sotëm, sipas orës lokale, në një zonë malore rurale.
Në vitin 2008 kjo zonë u godit nga një tërmet shkatërrues që u kushtoi jetën 90 mijë personave.
Tërmeti i sotëm është lëkundja sizmike më e fortë e tre viteve të fundit.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





