SHBA, 20 prill 2013 – Kim Kardashian dhe ish bashkëshorti i saj Kris Humphries arritën më në fund një marrëveshje për divorcin.

Çifti që u martua në vitin 2011 qëndroi i martuar për vetëm 72 ditë, ndërkohë që ju deshën plot 536 ditë të tjera për të arritur marrëveshjen për shkurorëzimin.

Ylli televiziv që pret fëmijën e parë me Kanye West, ia doli mbanë në qëllimin për t’u ndarë para se të bëhet nënë. Kardashian u paraqit e vetme në sallën e gjyqit, pasi që nga muaji shkurt West ndodhet në Paris.

Martesa me Kris Humphries është e dyta për Kardashian, që në vitet 2000-2004 ka qenë e martuar me producentin Damon Thomas.  

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/