BULQIZE, 20 prill 2013– Bulqiza është tronditur sërish nga një ngjarje e rëndë. Sipas policisë lokale të shtëna me armë janë regjistruar në një bar-kafe në mes të qytetit. 

Si pasojë e të shtënave ka mbetur i vrarë Shefqet Shehu, ndërkohë që vëllai i tij Vehadi ka mbetur i plagosur rëndë. Mësohet se një person ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tre burrave që ndodheshin të ulur në një tavolinë në një nga lokalet e qytetit.  

Dyshohet se vrasja mund të ketë patur motiv larjen e hesapeve mes bandave të kromit. 

Burime nga policia bëjnë të ditur se autori i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Fadil Ternova, i cili u arrestua nga efektivët e rendit një orë pas ngjarjes.