Një gjykatë në Japoni i dha urdhër një gruaje 77 vjeçare që t'ia kthejë një burri 79 vjeç katër milionë dollarët, që i kishte marrë me mashtrim për shërbime seksuale e romantike.
Siç transmeton AFP, kjo grua gjatë shtatë vjetëve i kishte marrë një mashkulli si hua gati 400 milionë jena (rreth katër milionë dollarë), të cilat i kishte përdorur për blerje veturash luksoze dhe pasuri të patundshme.
Gjykata në Shizuki në Japoninë qendrore zbuloi se gruaja nuk e kishte ndërmend t'ia kthente borxhin.
Gjykata dëgjoi rrëfimin sesi kjo grua kishte përdorur "kurthin e dashurisë" që ta bindte mashkullin për t'i dhënë para hua.
Kurthi kishte të bënte me striptiz në dhoma hotelesh dhe bërje dush dysh.
Ky çift gjyshëror nisën takimet në qershor të vitit 2000.
Gruaja pohohet se vazhdimisht i kishte kërkuar para me arsyetimin se gjoja duhej të paguante një mashkull tjetër, që t'i shmangej martesës me të.
Burri i mashtruar për shkak të saj kishte shitur tokën që e kishte trashëguar dhe kishte marrë para hua.





