MALLAKASTER, 20 prill 2013– Një persona është qëlluar për vdekje ndërsa po tentonte të grabiste një banesë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Ngracie, kur katër persona hyn për të vjedhur banesën e shtetasit Ylli Kapllanaj.
I zoti i shtëpisë ka qëlluar me armë hajdutët duke lënë të vdekur njërin prej tyre.
Ngjarja u njoftua në Polici rreth orë 01:00 të ditës së sotme nga vet autori i vrasjes.
Mësohet se viktima ende i paidentifikuar ndodhet në morg.
Tre personat e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia bën me dije po punon për identifikimin e tyre.





