RAVENA, 19 prill 2013 – E persekutonte çdo ditë duke e përndjekur në çdo hap që hidhte. Në disa raste madje e ndiqte me makinë duke kryer manovra aq të rrezikshme në trafik, saqë kishte vënë jo rrallë herë në rrezik jetën e gruas por edhe njerëzve të tjerë.

Pas përndjekjeve shumë të rrezikshme, një 62 vjeçar nga një provincë e Ravenës, Itali është ndaluar. 62 vjeçari e persekutonte ish të dashurën  e tij 54 vjeçe që nga koha kur çifti ishte ndarë. Gjykata e vendit fqinjë vendosi masën e arrestit shtëpiak për të moshuarin që nuk pranonte ndarjen nga ish-i.