ITALI, 19 prill 2013 – Italia është ende në pritje të përcaktimit të emrit të presidnetit të ardhshëm të republikës, por ndërkohë në rrjetet sociale, figura të njohura të së kaluarës japin gjykime mbi atë që po ndodh. Një ndër to është edhe ish pornostarja Luce Caponegro, e njohur ndryshe edhe si Selen.

“Çfarë është politika… Nuk kam parë t… më të mëdhenj as gjatë kohës kur punoja” shkruan Selen në profilin e saj në Twitter.

E ndërsa pornostarja ka bërë të ditur mendimin e saj mbi politikën, deklarata e bërë prej saj duket se ka gjetur mbështetjen e rreth 500 përdoruesve të rrjetit social, të cilët e kanë shpërndarë atë.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/