SHKUP, 19 prill 2013 – Në korridoret e shkollës “Sh. Naum Ohridski” në Makedonski Brod, dje ka ndodhur një rrahje masive midis grupeve të nxënësve maqedonas dhe shqiptarë. Shumë nxënës që janë përfshirë në grindjen masive kanë pësuar dëmtime të lehta.

Siç raporton Zhurnal është dashur ndërhyrja e policisë për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.  

Të gjithë nxënësit e përfshirë në konfliktin masiv janë shoqëruar në stacionin policor në Makedonski Brod dhe kundër tyre do të ngrihen padi penale.