BAHREIN, 19 prill 2013 – Kimi Raikkonen ka regjistruar kohën më të mirë në sesionin e duke të provave të lira duke rezultuar kështu piloti më i shpejtë në çmimin e Madh të Bahreinit. Piloti i Lotus ka regjistruar kohën 1’34’’154 me gomat e buta edhe pse doli gjerë nga kthesa e fundit.
Pas kësaj paraqitjeje të mirë, në provat zyrtare të së shtunës finlandezi pritet të jetë një nga favoritët kryesorë për pole-position.
Pas tij u renditën pilotët e Red Bull: Mark Webber dhe Sebastian Vettel, ndërsa në vend të katërt Fernando Alonso me Ferrarin e tij, i ndjekur nga Paul Di Resta me Force India dhe nga shoku i skuadrës, Felipe Massa.
Provat e sotme nuk kanë shkuar mirë për Mercedes, pasi piloti i tyre Nico Rosberg përfundoi në vendin e tetë, ndërsa Leëis Hamilton në të dhjetin.





