RUSI, 19 prill 2013 – Ditën e premte kavie të ndryshme, peshq, mikroorganizma të ndryshme, bimë dhe meteoritë artificialë u dërguan në kozmos në bordin e biosatelitit rus "Bion-1M". lajmi është bërë i ditur nga zëvendësi i udhëheqësit shkencor të projektit, Eugjeni Ilin.

Meteoritët artificialë do t’i nënshtrohen rrezatimit kozmik, ndërsa gjatë kthimit në Tokë do të përjetojnë rritjen e temperaturës deri në një mijë gradë, ndryshime të presionit dhe mbingarkesës. 

Sateliti "Bion-1M", biosateliti i parë rus që nga viti 2007, u lëshua në hapësirë nga baza hapësinore "Bajkonur" në 14:00 sipas orës lokale. 

Me dërgimin e këtyre specieve në hapësirë shkencëtarët synojnë të studiojnë efektin e ndikimit të mungesës së peshës mbi organizmat e gjalla për një periudhë të gjatë kohe. 

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/