TIRANE, 19 prill 2013– Një zjarr i madh ka rënë ditën e sotme në një magazinë vaji në kryeqytet.
Mësohet se flakët kanë rënë në një magazinë, e cila ndodhet shumë pranë Doganës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur 5 mjete zjarrëfikëse dhe po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ashtu sikurse nuk dihet nëse ka patur ose jo njerëz brenda magazinës në momentin e hapjes së flakëve.





