Janë të mbushura me sensorë dhe simulojnë përkëdhelje e të goditura në zonat më të ndjeshme, vetëm përmes një smartphone.
Durex është një nga markat më të famshme në botë në tregun e prezervativëve, mirëpo është hedhur edhe në fushën e të brendshmeve me një gjetje të veçantë.
Bëhet fjalë për të brendshme meshkujsh e femrash, të mbushura me sensorë e që simulojnë përkëdhelje e të goditura në zonat më të ndjeshme përsa i takon të dy gjinive.
Kjo teknikë është quajtur "Fundawear" dhe për ta vënë në funksion, duhet vetëm një "smartphone".
Për të demonstruar të gjithë procesin sesi funksionon e gjithë kjo gjetje është realizuar edhe një video midis dy të rinjve që komunikojnë në Skype nga larg.
Gjithsesi, ende nuk janë nxjerrë në shitje as aplikacionet dhe as të brendshmet.





