KAKAVIJE, 18 prill 2013– Policia e Kakavijës ka ndaluar një person të dënuar me tetë vite burg për vrasje.

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Sami Pasha 53 vjeç nga Mati, ka vrarë me armë zjarri Denis Dervishin.

Më pas ai u dënua në mungesë nga Gjykata e Tiranës në 23 korrik 2002 me 8 vite burg. 

Prej 2001-shit, Pasha ka qëndruar në Greqi.

Ditën e sotme ai do të hynte me autobuz në Shqipëri me një pasaportë të vjetër me datëlindje të ndryshuar.