FRANCE, 18 prill 2013– Me qindra gra kanë përcjellë hapjen e procesit gjyqësor të pesë drejtusve të lartë të një firme në Francë e cila ka furnizuar proteza gjoksi, difektoze.
Themeluesi i firmës Jean-Claude Mas u prit me thirrje proteste kur u paraqit në sallën e gjyqit. Ai dhe katër menaxherë të tjerë të firmës akuzohen për mashtrim të rëndë.
Shitja e protezave me defekte shkaktoi një frikë globale shëndetësore pasi ato ishin blerë nga rreth 300 mijë gra në rreth 65 vende të botës.
Kompania akuzohet se ka përdorur xhel silikoni nën standart, duke shkaktuar çarjen e shumë prej protezave të shitura.
Çështja regjistron më shumë se 5 mijë gra në rolin e paditësit, e procesi është zhvendosur në një qendër kongresesh me kapacitet prej 700 vendesh.
Procesi konsiderohet një nga gjyqet më të mëdha në historinë e Drejtësisë franceze.





