MISISIPI, 18 prill 2013– Hetuesit amerikanë thonë se kanë arrestuar në Misisipi një person të dyshuar lidhur me letrat toksike të dërguara në adresë të Presidentit Obama.

FBI-ja thotë se i dyshuari Paul Kevin Curtis u arrestua dje në Corith të Misisipit. Hetuesit nuk ofruan hollësi të tjera.

Megjithatë, një qarkore e FBI-së, e cila ishte lexuar nga disa gazetarë, thoshte se letra e 8 prillit në adresë të Presidentit Obama si dhe një tjetër dërguar në adresë të Senatorit John Wisker ishin dërguar nga Memfis i shtetit Tenesi dhe kishin disa shenja ngjashmërie.

Të dyja letrat rezultuan pozitive për ricin, një kimikat me veti të forta toksike, i cili mund të shkaktojë vdekjen edhe me një sasi sa një kokrrizë kripe.