DURRES, 17 prill 2013 – Aksidentohet për vdekje një këmbësore. Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në lagjen nr.17 Durrës, në rrugën e re në zonën e ish Kënetës.
Policia e Durrësit bën të ditur se një automjet ka aksidentuar shtetasen Tefta Metolli, vjeç 61, ndërsa kjo e fundit po tentonte të kalonte rrugën.
Mësohet se automjeti është larguar menjëherë nga vendngjarja dhe policia po punon për të bërë identifikimin e drejtuesit të mjetit.
Megjiëthse është dërguar në spitalin e Durrësit 61 vjeçarja Metolli nuk ka mundur t’i mbijetojë dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e përplasjes së fortë.
/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





