TIRANE, 17 mars 2013 – Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi pas deklaratave të presidentit të Partive Popullore Parlamentare, Martens.

Reagimi i Ramës erdhi në Twitter menjëherë pas deklaratës të Martens, i cili komentoi negativisht dorëheqjet e anëtarëve socialistë në KQZ, duke i konsideruar si bojkot.

"Saliu" i Partive Popullore Europiane flet për KQZ-në si të ishte vegël e partive! Por ligji flet ndryshe. SHBA e BE po ashtu. Saliu i PPE-së s'e shpëton dot Saliun e PD-së!", shkruan Rama.