TIRANE, 17 prill 2013 – Ish deputeti i Partisë Socialiste, tashmë i pavarur, Kastriot Islami është marrë në ruajtje nga policia.
Kjo masë vjen një ditë pasi militantë të PS-së dhe Forumi Rinor Eurosocialist protestuan para pallatit ku banon deputeti, Kastriot Islami.
Sipas burimeve policore marrja në ruajtje nuk është bërë me kërkesë të deputetit Islami. Ish deputeti i PS-së ruhet nga reparti RESI, i cili varet nga Drejtoria e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Shkak për protestën e djeshme sipas FRESSH ishte votimi pro i Kastriot Islamit në seancën e së hënës për shkarkimin e anëtarit të LSI-së në KQZ. Gjatë kësaj seance, deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Gazmir Bizhga kërcënoi zotin Islami.





