DURRES, 17 prill 2013 – Gruaja plagos burrin me armë zjarri dhe më pas vetdorëzohet në polici. Ngjarja e rëndë është regjistruar pak kohë më parë në lagjen nr.14 të Durrësit, në zonën e Shkozetit.
Sipas policisë, një 30 vjeçare Leonora Zaçellari ka plagosur bashkëshortin e saj pas një grindjeje për motive të dobëta.
Mësohet se bashkëshorti, Përparim Zaçellari, 35 vjeç ushtronte dhunë ndaj kësaj të fundit dhe në një moment gjaknxehtësie gruaja e re nuk ka nguruar të shkrepë pistoletën ndaj bashkëshortit të saj.
Pasi ka kryer krimin, 30 vjeçarja ka njoftuar menjëherë forcat e rendit dhe është dorëzuar së bashku me armën me të cilën plagosi bashkëshortin.
Burri i plagosur është dërguar me urgjencë në spital, por mësohet se është jashtë rrezikut për jetën, megjithëse ka marr dy plumba në ije dhe këmbë.
Policia po vijon punën për të zbardhur plotësisht ngjarjen. Burime nga grupi hetimor bëjnë të ditur se 30 vjeçarja Zaçellari dhunohej sistematikisht nga i shoqi dhe fqinjët shpeshherë kishin dëgjuar grindjet me tone të larta mes dy bashkëshortëve, që ishin prindër të dy fëmijëve, një djali 13 vjeç dhe një vajze 8 vjeçare.
Pasi është dorëzuar në polici gruaja ka deklaruar se e ka shkrepur armën për vetmbrojtje, pasi i shoqi ishte duke e dhunuar sërish në momentin e krimit.
/e.a. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





