SARANDE, 15 prill 2013- Një kufomë e dekompozuar është gjetur në një ndërtesë në ndërtim në afërsi të kufirit, shqiptaro-grek.
Policia bëri me dije se trupi i pajetë në dekompozim e sipër u gjet në tokën greke, në ballkonin e një godine në ndërtim.
Madje në njërën prej dhomave u gjet dhe një pasaportë shqiptare që i përket një 46-vjeçari.
Pritet të verifikohet nëse pasaporta i përket trupit të pajetë, pasi identifikimi i kufomës është i vështirë të kryhet për shkak të dekompozimit.





