PHENIAN, 15 prill 2013– Mes frikës për një tjetër test raketor, Korea Veriore ka shënuar sot përvjetorin e 101 të lindjes së themeluesit të shtetit Kim Il Sung.

Me këtë rast, Kim Jong Un me këtë rast ka vizituar mausoleumin ku janë të balsamuar gjyshi i tij Kim Il Sung dhe babari Kim Jong Il, në Pallatin e Diellit Kumsuan në Phenian.

Sipas medieve koreano-jugore, kjo ishte paraqita e parë e liderit komunist, që nga 1 prilli, kur nisën edhe spekulimet se shteti komunist mund të kryejë një tjetër test raketor.

Ministri i mbrojtjes i Koresë së Jugut tha sot se shteti vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie për t'u mbrojtur nga një sulm raketor, por tha se nuk ka shenja se Pheniani po përgatitet për luftë.