ANGLI, 14 prill 2013 – Ish ylli i Toddlers and Tiaras, Isabella Barrett është një 6 vjeçare milionere, falë paraqitjeve të saj në TV, fushata publicitare dhe linjës së saj të bixheterive dhe make up.
Në një rrëfim për Daily Mirror vogëlushja shprehet se adhuron të jetë një superstar dhe Boss. Megjithëse mjaft e vogël ajo ka një garderobë shumë të pasur dhe të larmishme, por në veçanti adhuron këpucët. “Kam rreth 60 palë”,- thotë ajo krenare.
Sussana, nëna e 6 vjeçares e cila drejton biznesin së bashku me të bijën thotë se nuk dëshiron që vajza e saj të rritet e llastuar.
“Ju e keni parë se çfarë ndodh me fëmijët që janë superstar që të vegjël. Merrni psh Britney Spears. Unë nuk dua që vajzës sime t’i ndodhin ato gjëra”,- thotë Sussana.
Në të njëjtën kohë nëna e vajzës rrëfen edhe për shpenzimet pa kriter të vogëlushes.
“Një herë porositi ushqim që kushtonte 2.200 dollarë. Ajo nuk konsumon hamburger apo gjëra të skuqura, por ushqimet më të rafinuara. E dimë që kjo mund të duket shumë pompoze, por për ne është një gjë e lezetshme, pasi është pjesë e karakterit të Isabel”,- thotë Sussana për Daily Mirror.





