TIRANË, 14 prill 2013 – Tre të rinj janë përfshirë në një sherr mbrëmjen e sotme, në zonën e ‘Don Boskos’. 

Në sherr e sipër, njëri prej tyre mësohet se ka plagosur me thikë dy të tjerët. Sipas policisë së mbërritur në vendngjarje shkaqet e sherrit janë për motive banale. 

Po sipas burimeve të policisë, të rinjtë e plagosur fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.