TURQI, 14 prill 2013 – Bukuroshja Berguzar Korel rrefen ne nje interviste per momentin e fames, per jeten e saj perkrah te shoqit, Halitit dhe djalit Ali, por edhe per marredhenien me kolegun e saj Kenan (Ezeli i famshem).
U martove, u bëre nënë, je e dashuruar, filmat e tu shikohen më shumë se gjithë serialet e tjera. Je e kënaqur?
Edhe në jetën private, edhe në punë jam shumë e lumtur, gjithçka shkon shumë mirë. Djali im, Aliu, është rritur, nuk është më fëmijë. Në fakt rritemi së bashku, argëtohemi. U bëra nënë shumë e re. Gjithmonë kam dashur të bëhem nënë në moshë të re. Prej fëmijërisë kam dashur të krijoj një familje. Nuk kam qenë prej atyre që thonë “Asnjëherë s’do martohem”. “Do të studioj dhe do të krijoj një familje”, kam thënë çdoherë. Jam rritur në një familje tradicionale turke.
Nëna dhe babai yt ishin aktorë shumë të famshëm në atë kohë dhe ti deklaron se je rritur në një familje normale…
Nëna ime sakrifikoi shumë për ne dhe e la aktrimin për të na rritur. Aktrimi nuk është si të punosh në punë shteti. E mbaj mend, babai im me vite nuk luante në asnjë film. Babai ishte shumë i lidhur me ne. E tregonte dashurinë që kishte ndaj nesh.
Tashmë në shtëpinë tënde, a është e njëjta situatë?
Jemi një çift që kënaqemi shumë kur jemi bashkë. Tek ne gjithçka është e krijuar vetëm për kënaqësi dhe argëtim. Gjithmonë ka muzikë në shtëpinë tonë. Para disa ditësh, në orën 8:00 të mëngjesit, pasi mbarova me xhirimet shkova në shtëpi, Aliu kishte vënë muzikën e Michael Jackson “Beat it” , kërcente bashkë me babain e tij në sallon. Në përgjithësi mundohemi që gjithçka ta bëjmë bashkë me Aliun, pasi e zë gjumi, atëherë jemi vetëm me…
Pasi e zë gjumi Aliun, atëherë bëheni të dashur?
Në fakt, ne çdo herë jemi të dashur. Aliu kështu thotë: “Nëna dhe babi im janë të dashur”. Për katër vite me radhë është e njëjta gjë, shpresoj që do vazhdojë kështu deri në fund. Aliu e vëren dashurinë tonë. Prandaj është një fëmijë i lumtur dhe energjik.
Babai yt në fillim nuk ka pranuar që të bëhesh aktore. A je e kënaqur që ke bërë atë që ke dashur vetë?
Babai im më tha qe të mos bëhem aktore, sepse nuk donte që të ndihesha keq, ashtu siç ndihej ai. Mirëpo, kur unë u tregova për këtë pasion, ata më përkrahën deri në fund. Isha e përgatitur për gjithçka. Por përsëri kam pasur raste kur jam ndier e vetmuar, e befasuar dhe e lodhur.
Si kaloni në set? Si është të punosh me Kenanin?
Egoizmi është zero në set. Kenani i ngjan shumë babait tim të ndjerë. Unë di se si ta udhëheq një mashkull si Kenani. Ai ka një fëmijë të vogël brenda vetes. Edhe unë gjithashtu, kështu që të dy fëmijët luajnë së bashku…
A ju frikësojnë ende paparacët, kur dilni nga xhirimet me Kenanin?
Në profesionin tim jam më e përgatitur dhe më me eksperiencë. Tani gjithçka shkon në rregull. Jam e qetë. Nuk i llogaris hapat që bëj, por di se çfarë jam duke bërë. Frika nuk më ka ndryshuar fare. Ende frikësohem.
Halitin e njihje më parë? A keni thënë ndonjëherë: “Shumë vonë e gjeta dashurinë e vërtetë, a thua sikur të ishim bashkë më herët”?
Haliti është dashuria e vërtetë e jetës sime. Këtë e kemi biseduar shpesh edhe me Halitin, më mirë që s’është bërë më herët. Unë kur e kam njohur në fillim Halitin, ai ka qenë 32 vjeç dhe ishte shumë më ndryshe. Unë isha 21-vjeçare. Sikur të kishte nisur lidhja atëherë, ndoshta Haliti nuk do të ishte bashkëshorti im. Ne u njohëm në serialin “Binbir Gece”, u dashuruam aty dhe u martuam.





