TURQI, 14 prill 2013 – Përdorimi i qumështit të lopës te foshnjat më të vogla se një vit nxit aneminë, paralajmërojnë ekspertët.
Nutricionistja në spitalin e universitetit “Suleyman Demirel” në qytetin turk Isparta, Aliye Carus, në deklaratën për agjencinë Anatolia ka thënë që fëmijët duhet të konsumojnë sasi të madhe të qumështit dhe që ai – për shkak të proteinave, kalciumit, vitaminave dhe fosforit që i përmban -luan rol të rëndësishëm në ushqyerje.
Ajo ka theksuar që sasia shumë e madhe e qumështit të lopës për foshnjat bart edhe rreziqe të caktuara, sepse një sasi e caktuar e mineraleve në qumësht parandalon absorbimin e vitaminave dhe mineraleve të tjera si hekuri.
“Kur hekuri futet në organizëm, nuk bën të konsumohen ushqimet që parandalojnë absorbimin e tij, dhe këto janë qumështi dhe produktet qumështore. Kështu kur bebeve më të vogla se një vit u jepet për së tepërmi qumësht shkaktohet mungesa e hekurit, respektivisht anemia”, ka thënë Carus dhe ka theksuar që qumështi i lopës nuk rekomandohet t'u jepet bebeve më të vogla se një vit. Mungesa e hekurit shkakton lodhje, dobësi dhe humbje të oreksit.
Doktor Harun Tepeli ka thënë që bebeve të cilat janë ndalur së ushqyeri me qumështin e nënës mund t'u jepet jogurti në vend të qumështit, pasi jogurti nuk bllokon konsumin e hekurit në masë të tillë si qumështi.





