SHBA, 5 prill 2013 – 30 vjeçari Joseph Rucker McFall nga Cobb County, Georgia është arrestuar nga policia për dhunë ndaj të miturve. Ai wshtw akuzuar për rrahjen e djalit të tij 2 muajsh duke i shkaktuar dëmtime në tru.
Joseph akuzohet për dhunë sistematike mbi foshnjën 8 javësh, duke i shkaktuar dëmtime serioze, me pasojë verbimin.
Nga ana e Prokurorisë thuhet se dhuna mbi të miturin i ka shkaktuar fraktura në brinjë dhe në krah, si dhe nga dëmtimet në tru, ka mbetur i verbër.
Aktualisht vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e dhunës shkatërruese të babait, i cili nuk ka mohuar asnjë akuzë.





