JAPONI, 5 prill 2013 – Një ndërprerje e energjisë elektrike ndodhi sot në rezervuarin me karburant bërthamor të centralit atomik "Fukushima-1", njoftoi kompania-operatore TEPCO.

Sipas konfirmimit të kompanisë, furnizimi me energji elektrike u ndërpre në orën 14:27 me orën lokale. Në rezervuarin me karburant bërthamor të konsumuar u regjistrua një rritje e temperaturës deri në 15.1 gradë (maksimumi i lejuar – 65 gradë). Emetim të rrezatimit nuk pa patur.

Kompania TEPCO theksoi se situata në central mbetet e qëndrueshme. Punonjësit e centralit bërthamor shpresojnë të evidentojnë shkakun e incidentit që ndodhi sot dhe të eliminojnë pasojat e tij.