TIRANE, 5 prill 2013- Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, bëri të ditur se kanë nisur punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Levan-Fier, prej 7.2 kilometrash. 

"Sot kam një lajm të mirë për të gjithë ata që udhëtojnë nga dhe drejt Jugut të vendit. Kemi nisur punimet në segmentin Levan-Fier, 7.2 km. Përfundojnë për 35 ditë", deklaroi ministri Olldashi në rrjetin social "facebook". 

Segmenti rrugor Levan-Fier, është pjesë e autostradës Levan –Vlorë, pjesë e korridorit Veri-Jug dhe Korridorit VIII Trans – Europian 
Projekti i ndërtimit të rrugës Levan-Fier është hartuar që në vitin 2004. Por, zbatimi i këtij projekti filloi në vitin 2007. Më pas projekti u ndryshua, gjë që sollën edhe nevojën për financime shtesë si dhe vonesën e punimeve.