VLORË, 5 prill 2013- Regjistrohet një tjetër rast pedofilie. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 63-vjeçar ka kryer veprime të turpshme me një të mitur 13-vjeçare.
Mësohet se shtetasi Gëzim Rustemaj e ka ngacmuar të miturën në një lokal ku punonte e ëna në lagjen ’24 Maji”.
Pas denoncimit të nënës së kësaj të fundit, policia e Vlorës ka arrestuar 63-vjecarin.
Dyshohet se 63-vjecari ka përfituar nga rasti, kur e ëma nuk ndodhej në lokal për të ngacmuar vajzën
Po dje në Ndroq të Tiranës, blutë e kryeqytetit vunë në pranga një 59-vjeçar, i akuzuar për veprime të turpshme me një 9-vjeçare.
Pedofili, presion të miturës: Po tregove, të vras familjen
TIRANE, 5 prill 2013– Arrestohet 59 vjeçari Xhavit Biduli në Ndroq, ngacmonte një 9 vjeçare. Policia: Biduli ka prirje pedofilie
Një 59-vjeçar është vënë në pranga pasditen e djeshme për pedofili. Ai është banor i fshatit Pinet në Ndroq dhe quhet Xhavit Biduli. Ka ngacmuar dy herë një vajzë, njëherë në marsin e një viti më parë dhe ditën e djeshme. E mitura është fqinje e 59-vjeçarit dhe nga të dhënat mësohet se burri është paralajmëruar nga nëna e vajzës, disa herë të mos i afrohet vajzës. Ndërhyrja ka ndodhur ditën e djeshme nga oficerët e policisë së komisariatit nr 6, ndërkohë që nga dëshmia e tij dhe nga dëshmi të tjera të mbledhura në zonë, është konstatuar se i moshuari dyshohet për prirje të dukshme pedofilie. Kështu ai është arrestuar dhe pritet të dalë para gjykatës për tu njohur me masën e arrestit, ndërkohë që rastet e njëpasnjëshme të denoncimeve për persona me prirje pedofilie vijojnë të trondisin vendin. Policia bën me dije se është marrë dëshmia e 9-vjeçares, në praninë e një psikologeje dhe bëhet me dije se i ka shpjeguar gjithçka policisë, ndërsa burri nuk ka pranuar të ketë patur qëllime të këqija ndaj vajzës, familja e së cilës bashkëjeton në të njëjtën zonë prej shumë vitesh me familjen e të moshuarit.
Arrestimi
Policia ka marrë informacion në lidhje me ekzistencën e një tjetër personi me prirje pedofilie që ekzistonte në zonën e Ndroqit. Rasti i një viti më parë nuk ishte denoncuar në polici, me idenë që burri nuk do të tentonte më t’i afrohej vajzës së vogël, aso kohe 8 vjeçe, ndërsa mësohet se si atëherë edhe në rastin e djeshëm, ai ka arritur t’i bëj presion së miturës duke e kërcënuar se do t’i vriste familjen nëse tregonte. Vajza ka treguar në të dyja herët, ndërsa familjarët duke parë edhe ndodhitë e kohëve të fundit kanë vendosur t’i kërkojnë ndihmë policisë për ta arrestuar personin. Mësohet se ditën e djeshme Xhavid Biduli është arrestuar në kushtet e flagrancës, ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se ai nuk ka mundur të abuzojë dot me fëmijën nga ndërhyrja e menjëhershme e njerëzve të cilët kanë lajmëruar familjen dhe këta të fundit policinë. 59-vjeçari po hetohet edhe për raste te tjera abuzimi ku do të priten edhe deklarime nga persona të tjerë që mund të kenë dijeni për aktivitetin e të moshuarit, ndërsa ai do të vihet nën akuzën e “kryerjes së veprave të turpshme me të mitura”.





