DURRES, 5 prill 2013– "Përmes dhe përtej anglishtes", kjo ka qenë tema e konferencës së tretë ndërkombëtare, që ka nisur sot në universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Konferenca në fjalë është zhvilluar nga fakulteti i Edukimit ne bashkëpunim me universitetin Sapienza të Romës dhe universitetin Beder Tiranë. Dekania e fakultetit të Edukimit Kseanela Sotirovski në hapje të konferencës u shpreh se ndihet mirë që në konferencën e tretë ka pjesëmarrës që vijnë për herë të parë nga vende të tilla si Brazili, Irani,Jemeni si dhe nga vendet evropiane Anglia, Italia, Maqedonia etj. “
Sipas Sotirovskit, kjo është konferenca e tretë ndërkombëtare që UAMD-ja zhvillon. Në këtë konferencë marrin pjesë dhe studentët me kumtesat e tyre. Ndërsa, ajo çka përfitohet është shkëmbimi i eksperiencave me universitetet partnere dhe përvec kësaj njohja me kolegë nga vende të ndryshme të botës. Rektori i universitetit Aleksandër Moisiu, Mithat Mema ka përshëndetur zhvillimin e kësaj conference, duke theksuar se ata besojnë se rruga me e mirë e suksesit është ajo e bashkëpunimit në botën akademike.
Rektori i universitetit Aleksandër Moisiu, Mithat Mema është shprehur duke thënë se një nga aspektet dhe veçoritë më të rëndësishme të konferencave që organizon universiteti “Aleksandër Moisu” është fakti i mosmarrjes së përgjegjësisë së organizimit vetëm nga një fakultet por ndarja e saj tek shumë bashkëpunëtorë. Kjo, jo për faktin se nuk munden ta organizojnë vetë, por se besojnë dhe mendojnë se rruga më e mirë është ajo e bashkëpunimit dhe kombinimit të të gjitha aftësive nga kolegët jo vetëm nga trevat shqipfolëse por edhe më gjerë. Këto konferenca zhvillohen për njohjen me njerëz të rinj, për të ndarë mendime dhe eksperienca të reja.
Gjatë dy ditëve të konferencës do të referojnë 100 pjesëmarrës në total, nga të cilët 40 janë të huaj.
/e.a. Agjencia Lajmeve "Dyrrah"/





