TIRANE, 5 prill 2013- Aleanca KuqeZi mblodhi sot Asamblenë e Tiranës, të dalë pas zgjedhjeve në Kuvendin e datës 24 Mars.
Në mbledhje u diskutua për organizimin e strukturave të kryeqytetit në prag të protestës "7 Prill Pa Berishën" si dhe për axhendën e kësaj proteste.
Kryetari i AK, Kreshnik Spahiu tha se më 7 Prill do t’i bëhet rrithirre Berishës të largohet.
“Ne do t’i bëjmë thirrje shtetasit Berisha, dorëzohu vetëm dorëzohu. Ai është njeriu që do i dorëzojmë drejtësië. AK shpresa e vetme e shqiptarëve. Në sheshin ‘Skënderbej’ mijëra e mijëra qytetarë, do jenë familjarët e viktimave të Gërdecit të 21 janairt familjarët e viktiame në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët që u përndoqën, atje në protestë do jenë të gjithë shqiptarët që ndjehen të tradhtuar nga perandori i fundit i shqiptarëve”, tha Spahiu.
Sipas tij, “kjo qeveri nuk largohet me marrëveshjen e 1 prillit por me betëjën e 7 prillit”.
Spahiu nënvizoi ndër të tjera se, “AK është alternativa e vetme opozitare, ka detyrimin të mbrojë një kauzë, se një komb që fle vdes. Ne avokatët e vetëm për kauzën e bashkimit kombëtar, mbi këtë nuk pranojmë asnjë kauzë”, tha ai.
Ai tha më tej se protesta e 7 prillit do të jetë paqësore.
“Ne nuk do jemi për tu përleshur, toskët me gegët, të majtët me të djathtët do jemi me flamuj kuq e zi e pacifistë, për të treguar që jemi një komb që nuk fle”, vijoi Spahiu.





