TIRANE, 5 prill 2013- Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot Komitetin Drejtues Kombëtar për të diskutuar mbi drejtimet dhe masat konkrete që kjo forcë do marrë, që të cojë para objetivibn e saj për fitoren e së majtës në zgjedhjet e 23 qershorit.
Kryetari I LSI-së ka kërkuar sot konsensusin e cdo anëtari të këtij komiteti për këtë marrëveshje të re, të natyrshme dhe të domosdoshme sic tha ai, që vendi të ecë drejt integrimit.
“Kryesia e LSI në përgjigje të ftesës zyrtare për bashkëpunim dhe koalicion parazgjedhor ka vendosur të bashkëpunojë në kuadër të zgjedhjeve të 23 qershorit. Kryesia e cilësoi të përfunduar marrëveshjen 4 vjecare me PD. Ajo marrëveshje nuk ishte një koalicion i lehtë për ne në 2009, por një koalicion i papritur, i paparashikuar dhe i panatyrshëm, një vendim i drejtë dhe i imponuar nga interesi i vendit dhe stabiliteti i tij. Besoj se koha na ka dhënë të drejtë. Ne jemi një forcë politike atdhetare e drjetë, që i përmbahemi marrëveshjeve. Një marrëveshje në thelb është një ligj”, tha Meta.
Kjo marrëveshje tha lideri i LSI-së përvecëse një sfidë e re është pëer LSI një mundësi e re për të kontribuar në procesin e integrimit të vendit.
“LSI përmes këtij koalicioni të ri mund të japë një kontribut më të madh përsa i përket integrimt se sa me qeverisjen e mëparshme. Ky është një koalicion i natyrshëm, janë forca që i takojnë të majtës pavarësisht historisë së ndryshme, kanë qendrime të përafërta lidhur me historinë, Luftës Nacional Clirimtare por edhe cështje programore. I takojnë familjes së majtë Europiane, e cila e ka mbështetur LSI që në nisje. PSE ka kërkuar këtë bashkim për të ardhem europiane të Shqipërisë. Unë besoj se duke kaluar në opozitë jo vetëm që jemi rikthyer atje ku e filluam si LSI, por kemi marrë të gjitha përgjegjësitë dhe pasojat duke treguar se LSI është forcë kurajoze, që di të guxojë në emër të ndryshimit”, tha ai.
Sipas metës, LSI nuk ka qënë asnjëherë faktor i prishjes së marrëveshjeve. “Nuk kemi pasur ftesë nga PS as në 2005 as në 2009. PS e cilësoi LSi një pikë ujë në mes të oqeanit, ndoqi një rrugë të gabuar me Dushkun”, tha ai duke iu referuar të shkuarës, e cila tha Meta më tej duhet lënë pas.
Sot sipas tij, është, “Domosdoshmëri vendosja e ekuilibrit të ri të ndarjes së pushteteve. Përqendrimi i tyre në një dorë të vetme nuk është i shëndetshëm për demokracinë. Sot ka rëndësi që të balancohen këto pushtete, edhe ngërci i krijuar me reformat e integrimit në BE është si rezultat i një mosbesimi të thellë politik”, tha Meta më tej.
Kreu i LSI-së tha më tej se të gjithë ata që kritikojnë këtë marrëveshje për të ardhmen janë njerëz të vegjël që nuk dinë të bëjnë politikë.
“Kodin zgjedhor e kemi kundërshtuar për thelbin e tij jodemokratik. Përsëri ekzistonte mundësia të humbisnim disa mandate në mënyrë të padrejtë, jo vetëm LSI por edhe PS. Besoj që ndaj me ju mendimin se e majta në Shqipëri është forcë që përfaqëson shumicën. Ne jemi këtu për të dhënë një alternativë të re bashkëpunuese për të ardhmen. LSI është parti e sfidave, e dialogut bashkëpunimit dhe marrëveshjeve. Në thelb të saj ka ligjin dhe zbatimin e ligjit, nuk ka thashethemet si një rudiment anadollak që vjen nga e kaluara. Është një parti e pjekur që nuk mund të mbetet peng e së shkuarës, apo të ngacmohet nga mistrecllëqe, që i takojnë njerëzve të vegjël që s’kanë bërë ndonjëherë poltikë, ne krenarë që do shjellim ndryshimin për vendin”, tha ai.





