TIRANË, 5 prill 2013- Rezoluta Çame ka sjellë ‘përplasjen’, e kreut të PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule në Komisioni e Politikës së Jashtme në Parlament. Mbledhja u hap me pretendimin e Dules i cili deklaroi se Kokmisioni po shkel Kushtetutën, pasi me rregulloren e re nuk ka asnjë bazim ligjor ku të mbështeten kërkesa e PDIU-së. Kreu i Komisionit Fatos Beja qaroi se nuk ka shkelje 

Deklarata e Dules ka sjellë reagimin e deputetëve të PDIU-së, si replikë tha se në bazë të proceduarve jemi brenda kuadrit ligjor. 

“Kjo çështje rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve. Është një gjenocid që është njohur nga parlamenti shqiptar në ’94. Ky spastrim etnik ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut”, u shpreh Idrizi. Ndërkohë, deputeti i PDIU-së Dashamir Shehu iu drejtua Dules se “ ngatërron rezolutën Çame me Kushtetutën grek”. 

Relatorët e cështjes kanë pasur qëndrim unanim në pretendimin e tyre që diskutimi dushe të shtyhet për shkak se duhet një studim akoma me i thellë. Relatori Fatmir Kadilli njëherësh deputet i PD-së kërkoi më shumë për konsultim pasi komisioni nuk është ende gati për relacionin. “Kërkojmë më tepër kohë që të punojmë më me seriozitet” shtoi Kadilli.

Ndërkohë, relatori Skëndner Minxhozi (deputet i PS), kërkoi shtyerjen e diskutimit me qëllim ruajtjen e interesit kombëtar. “Përmbajte e rezolutës e papranueshme, të ristrukturohet. Të shtyhet diskutimi për të ruajtur interesin kombëtar”, tha Mminxhozi. 

Si replikë kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi akuzoi relatorët se i janë shmangur takimeve dhe nuk i janë përgjigjur. Idrizi tha se cështja Çame rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve dhe se gjenocidi është njohur nga parlamenti shqiptar në vitin ’94. Sipas Idrizi rezoluta synon normalizimin e marrëdhënieve të Greqisë dhe Shqipërisë, por duke shtuar se fqinji duhet të heqë ligjin e luftës. 

"Kjo çështje rëndon mbi të drejtën e 300 mijë shqiptarëve. Është një gjenocid që është njohur nga parlamenti shqiptar në ’94. Ky spastrim etnik ka shkelur të gjitha të drejtat e njeriut. Rezoluta tenton të normalizoje marrëdhëniet mes 2 vendeve. Ne si shqiptarë edhe mund të falim, por s’mund të harrojmë. Janë vrarë njerëz dhe grabitur pasuri pa asnjë justifikim. Janë vrarë njerëz dhe grabitur pasuri pa asnjë justifikim ligjor. Pala greke ka thënë se kjo është çështje juridike”, tha Idrizi. 

Idrizi duke theksuar se rezoluta Çame nuk kërkon ndryshim kufijsh, por të drejtat e çamëve shtoi: Kemi 5 muaj që ‘vetëvritemi’ në këtë komision. Relatorët s'na kanë pranuar të konsultohemi Jemi larguar si refugjatë nga shtëpitë tona. Nuk kërkojmë ndryshim kufijsh, por të drejtat tona, por kërkojmë riaktivizimin e traktatit të miqësisë, heqjen e ligjit të luftës”. 

Deputetja socialiste Arta Dade, akuzoi kreun e PDIU-së se po vë njerëzit në presion, pasi relatorët kanë punuar mirë. 

Ndërkohë, gjatë diskutimeve dhe debateve të forta mes përfaqësuesve të PDIU-së dhe kreut të PBDNJ, Vangjel Dule , ku i fundit braktisi Komisionin pasi deklaroi se se nuk mund të jetë pjesë e një komisioni rrugaçërie. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të PBDNJ-së,. Shpëtim Idrizi i cili i tha: “Mbaj gojën se edhe mund të ndryshoj gjuhën”. 

Relatorët njoftuan se ditën e martë pritet të mblidhen për të marrë një vendim. 

Votimi i rezolutës Çame në parlament është vendosur si kusht nga PDIU për pjesëmarrjen e saj në koalicionet paraelektorale. Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule kërkoi bazë parlamentare të aktit të jashtëm për rezolutën.