TIRANE, 5 prill 2013- Drejtësia “dorëzohet” përpara Dritan Dajtit. I akuzuari për vrasjen e katër oficerëve të skuadrës speciale operacionale në vitin 2009 ka “ngërthyer” keqas Gjykatën e Krimeve të Rënda, e cila po shqyrton dosjen penale të tij.
Seancat ne ngarkim te Dritan Dajtit, do të zhvillohen pa avokat mbrojtes. Vendimi është deklaruar sot nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Seanca e sotme u shty serish për shkak të mungesës së avokateve mbrojtës te tij.
Seanca e radhës u vendos të mbahet në datën 8 prill, pa avokat mbrojtes dhe me dëshmitarët e çështjes ndaj tij.
Ndërkohë, Zvarritja e paprecedentë e procesit gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, autor i masakrës së Durrësit, përplas fort gjykatën e Krimeve të Rënda me Dhomën Kombëtare të Avokatisë.
Përmes një reagimi zyrtar, gjykata bën përgjegjës avokatët për dështimin e 207 seancave gjyqësore ndaj këtij të pandehuri.





